Neni 30
Kuvendi i Komunës
30.1Kuvendi i komunës është organi më i lartë në komunë dhe zgjedhet në mënyrë të
drejtë përdrejtë nga qytetarët në pajtim me ligjin për zgjedhjet lokale.
30.2Të gjithë qytetrët e komunës mund të kandidohen në kuvendin e komunës, me
kusht që ata t’i plotësojnë kushtet e parapara me ligjin për zgjedhjet lokale.
30.3Mandati i çdo antari të kuvendit të komunës verifikohet nga komisioni për
verifikimin e mandateve që themelohet nga kuvendi i komunës, para nënshkrimit të mandatit nga secili antarë.
30.4Të gjithë antarët e kuvendit të komunës duhet ta nënshkruajnë betimin solemn
si në vijim:
“ Betohem (ose deklaroj solemnisht) se do t’i kryej me nderë, me besnikëri, pa
anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit detyrat dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si antarë/e i/e kuvendit të Komunës së Skenderajt, në mënyrë që të sigurohen kushte për jetë të qetë për të gjithë”.
30.5Anëtarët e kuvendit të komunës ,të cilët nuk e nënshkruajnë betimin ose
mandatin në pajtim me paragrafin 3 dhe 4 të këtij neni brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve pushojnë të jenë anëtarë.
Neni 31
Numri dhe zgjedhja e anëtarëve të kuvendit
31.1Numri i anëtarëve në kuvendin e komunës duhet të jetë proporcional , varësisht
numri i qytetarëve në komunë.
31.2Komuna e Skenderajt i ka mbi 56.000 banorë dhe kuvendi i komunës
përbëhet prej 31 anëtarëve.
31.3 Komuna e Skenderajt i ka 378 km sipërfaqe tokësore.
Neni 32
32.1Mandati i anëtarëve të kuvendit të komunës është katër vite.
32.2Anëtari i kuvendit të komunës pushon të jetë anëtarë:
a) me rastin e përfundimit të mandatit të tij;
b) nëse ai/ajo ndërron vendbanimin ku është zgjedhur ;
c) nëse anëtari ia paraqet kryetarit të komunës dorëheqjen me shkrim nga posti i tij;
d) nëse anëtari ka qenë i denuar për ndonjë vepër penale dhe i është lëshuar urdhëri për burgim gjashtë muaj ose më shumë muaj;
e) nëse anëtari nuk merr pjesë tre ( 3 ) muaj rresht në mbledhjet e kuvendit të komunës pa arsye;
f) nëse ligji në fuqi , apo ndonjë ligj tjetër i zbatueshëm skualifikon apo e konsideron të papërzgjedhshëm.
32.3 Anëtari i kuvendit të komunës në të njëjtën kohë nuk mund të jet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës .
Neni 33
Konfliktet e interesit për anëtarë të kuvendit të komunës
33.1Anëtari i kuvendit të komunës apo anëtari i komitetit nuk mund të jetë
pjesëmarrës në marrjen e vendimeve dhe në procedurat administrative që kanë të bëjnë me cilëndo çështje në të cilën ai/ajo , apo ndonjë anëtarë i afërt i familjes së tij /saj , ka interes personal apo material.
33.2Çdo anëtar duhet t’i shfaqë të gjitha konfliktet e interesit që lindin në çdonjërën
prej mbledhjeve në të cilën është prezent. Çdo anëtar mund të ofrojë informacione për interesat e anëtarit tjetër.
33.3Para mbledhjes së parë të kuvendit të komunës , anëtarët e kuvendit duhet t’i
regjistrojnë deklaratat e plota dhe të hapura rreth interesave të tyre financiare në një regjistër publik.
34.4 Statuti dhe rregullorja punës përcaktojnë masat për përjashtimin e anëtarëve nga procesi i marrjes së vendimeve dhe nga procedurat administrative, aty ku kanë konflikt të interesit.
Neni 34
Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të kuvendit të komunës
34.1 Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës kanë të drejta dhe mundësi të barabarta të marrin pjesë plotësisht në punimet e kuvendit . Kuvendi i komunës siguron që këto të drejta dhe mundësi të parashikohen në Statutin dhe Rregulloren e tij të punës.
34.2 Anëtari i kuvendit të komunës ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale nga kryetari, apo nga kryesuesi i komitetit . Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të përcaktohen në statutin komunës dhe rregulloren e tij të punës.
34.3 Anëtari i kuvendit të komunës mund të dorëzojë vërejtje me shkrim, të cilat i bashkëngjiten procesverbalit.
34.4 Anëtari i kuvendit të komunës mund t’iu drejtohet të pranishmëve në cilindo komision të kuvendit të komunës , anëtar i të cilit nuk është, por nuk mund të votojë. Ai/ajo mund t’i propozojë kryesuesit të komitetit që të diskutohet ndonjë çështje që është përgjegjësi e komitetit.
34.5 Anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë nga kryetari informacione që janë të nevojshme për punën e tij si anëtar. Nëse nuk është i kënaqur me përgjigjen , ai/ajo mund ta ngrisin çështjen në kuvendin e komunës.
34.6 Anëtari i kuvendit të komunës lejohet të mungojë nga vendi i punës për periudha kohore që janë të domosdoshme për kryerjen e punëve të kuvendit .
34.7 Kuvendi i komunës në pajtim me Statutin dhe me udhëzimet e nxjerra nga qeveria
qendrore mund t’iu ofrojë kompensim anëtarëve të kuvendit për punën e tyre në kuvendin e komunës.
34.7 Anëtarët e kuvendit të komunës detyrohen të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e
kuvendit, të thirrura në mënyrë të duhur të komisionit ku ata janë anëtarë, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të justifikueshme për mungesën e tyre .
Neni 35
Funksionimi i kuvendit të komunës
35.1 Kuvendi i komunës funksionon në bazë të ligjit për vetëqeverisjen lokale, të Statutit dhe të akteve tjera nënligjore .
35.2 Kuvendi i komunës nuk i delegon përgjegjësitë e tij lidhur me marrjen e vendimeve
për:
a) statutin dhe rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe miratimin , ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre;
b) miratimin e buxhetit dhe planeve investuese;
c) miratimin e çështjeve të tjera financiare , të cilat janë të rezervuara për kuvendin
sipas statutit apo rregullores së punës;
d) planin vjetor të punës dhe raportin vjetor të punës;
e) themelimin e komisioneve të kërkuara sipas ligjit për vetëqeverisjen lokale;
f) zgjedhjen e kryetarit dhe të zëvendëskryetarit të komunës ;
g) niveli i tarifave dhe ngarkesave;
h) krijimin dhe përdorimin e simboleve , dekoratave dhe titujve të nderit të komunës, në pajtim me ligjin në fuqi;
i) emërimin dhe riemërimin e rrugëve , rrugicave dhe vendeve të tjera publike ;
j) arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale;
k) marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të Republikës së Kosovës ;dhe
l) përgjegjësive të tjera që kërkohen me ligj.
35.3 Për marrjen e vendimeve , kuvendi i komunës mund t’ia delegojë pushtetin e tij komitetit të kuvendit të komunës , apo kryetarit të komunës. Kuvendi i komunës mund të terëheqë delegimin në çdo kohë.
Neni 36
Kryesuesi i kuvendit të komunës
36.1 Kuvendi i komunës e zgjedh kryesuesin e kuvendit të komunës nga radhët e
anëtarëve.
36.2 Kryesuesi i kuvendit të komunës zgjedhet për një mandat të njëjtë sikurse edhe
anëtarët e kuvendit.
36.3 Votimi në të gjitha zgjedhjet për kryesues të kuvendit të komunës është me vota të
fshehëta.
36.4 Për t’u zgjedhur në votimin e parë , kandidati duhet të marrë më shumë se gjysmën e
votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur.
36.5 Në rast se në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk e siguron shumicën e
kërkuar, atëherë dy kandidatët me numër më të madh të votave shkojnë në votimin e dytë. Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të kuvendit të zgjedhur do të zgjedhet kryesues i kuvendit të komunës.
Neni 37
Mbledhjet e kuvendit të komunës
37.1 Kryesuesi i kuvendit të komunës thërret dhe kryeson mbledhjet e kuvendit të komunës.
37.2 Kuvendi i komunës mban së paku dhjetë mbledhje në vit, pesë prej të cilave duhet të mbahen gjat gjashtë muajve të parë të vitit , siç përcaktohet me rregulloren e punës.
37.3 Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës duhet të njoftohen paraprakisht me shkrim, ashtu siç kërkohet, shtatë ( 7 ) ditë pune para mbajtjes së mbledhjes. Në njoftimin e tillë shkruhet:
a) data e mbajtjes së mbledhjes ;
b) koha e mbajtjes së mbledhjes;
c) vendi i mbajtjes së mbledhjes;
d) rendi i ditës për mbledhje; dhe
e) materialet e mbledhjes.
36.4 Njoftimi dhe materilet e mbledhjes duhet të bëhen me ligjin për përdorimin e gjuhëve. I njëjti njoftim duhet t’i shpallet publikut.
36.5 Njoftimi nga paragrafi 3 dhe 4 të këtij neni duhet gjithëashtu t’i dërgohet Ministrisë përgjegjëse për qeverisje lokale.
Neni 38
Mbledhjet e jashtëzakonshme të kuvendit të komunës
38.1 Mbledhja e jashtëzakonshëme e kuvendi të komunës caktohet me kërkesën e bërë me shkrim nga, më së paku , një e treta 1/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të kuvendit të komunës, apo me kërkesë të kryetarit.
38.2 E drejta për të thirrur një mbledhje të jashtëzakonshëme gjithashtu përfshinë të drejtën për caktimin e rendit të ditës për mbledhjen e caktuar.
38.3 Pikat e caktuara në rendin e ditës për mbledhjet e jashtëzakonshëme , nuk mund
të ndryshohen gjatë mbledhjes .
38.4 Mbledhja e jashtëzakonshëme e kuvendit të komunës nuk mbahet nëse të gjithë
anëtarët e kuvendit të komunës dhe publiku nuk janë të njoftuar me shkrim, siç kërkohet me rregulloren e punës, së paku tri (3 ) ditë pune para ditës së mbajtjes së mbledhjes.
38.5 Procedurat e njëjta që kërkohen për njoftimin dhe çështje të tjera që zbatohen për
mbledhjet e rregullta , gjithëashtu zbatohen edhe për mbledhjet e jashtëzakonshëme.
38.6 Procedurat e lartpërmendura nuk zbatohen për mbledhjet që thirren për shkak të rrethanave urgjente.
Neni 39
Mbledhjet e hapura
39.1 Mbledhjet e kuvendit të komunës dhe komiteteve të tij janë të hapura për opinion.
Anëtarëve të publikut u lejohet pjesëmarrja në mbledhjet e kuvendit të komunës, ashtu siç është paraparë në rregulloren e punës.
39.2 Njoftimi për mbledhjen e hapur të kuvendit të komunës bëhet publik.
39.3 Kuvendi i komunës , apo komiteti , me votën e shumicës , mund të vendos për
përjashtimin e opinionit nga e tërë mbledhja, apo nga një pjesë e saj, në rastet kur:
a) mendohet se mbajtja e një mbledhje të hapur mund të shpie deri të një çrregullim publik apo dhunë;
b) mbledhja e hapur kërkon të zbulojë informacione dhe dokumente , të cilat janë të klasifikuara si të besueshëme sipas ligjit për qasjen në dokumentet zyrtare;
c) kërcnon të zbulojë informacione të ndieshëme personale apo komerciale; dhe
d) informacione lidhur me procedurat gjyqësore të tanishme apo të ardhshme.
39.4 Në rastet e tilla, kuvendi i komunës njofton për vendimin e marrur.
39.5 Kuvendi i komunës mund të mbajë edhe mbledhje të mbyllura.
Neni 40
Kuorumi
40.1 Kuorumi për të gjitha mbledhjet e kuvendit të komunës dhe komiteteve të tij është
së paku gjysma e numrit të anëtarëve të kuvendit të komunës.
40.2 Kuorumi duhet të verifikohet para se të fillojë punën kuvendi dhe para çdo vendimi
të marrur.
Neni 41
Rendi i ditës
41.1 Rendi i ditës për mbledhjen e kuvendit të komunës caktohet nga kryesuesi i
kuvendit të komunës në marrëveshje me kryetarin e komunës.
41.2 Anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë shtimin e një pike në rendin e ditës
gjatë mbledhjes së rregullt të kuvendit të komunës , nëse çështja që kërkohet të përfshihet në rend të ditës është çështje urgjente me rëndësi publike.
41.3 Kërkesa e tillë mund të miratohet apo të refuzohet me votën e shumicës.
41.4 Rregullorja e punës së kuvendit të komunës parashef dispozita tjera për
përgatijen , miratimin dhe ndryshimin e rendit të ditës.
Neni 42
Votimi
42.1 Në të gjitha mbledhjet e kuvendit të komunës dhe komitetet e tij , çdo person,
përfshirë edhe kryesuesin , ka nga një votë , por kryesuesi ka një votë shtesë nëse votimi është i barabartë për ose kundër një propozimi.
42.2 Nëse ndryshe nuk parashihet shprehimisht me ligjin për vetëqeverisjen lokale , vendimet e kuvendit të komunës miratohen me shumicën e anëtarëve që janë të pranishëm dhe votojnë.
42.3 Abstenimet shënohen me qëllim të themelimit të kuorumit, por nuk merren parasysh në rezultatet e votimit.
Neni 43
Procesverbali
Procesverbalet mbahen në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve nga të gjitha mbledhjet e kuvendit të komunës dhe komiteteve të tij dhe miratohen në mbledhjen e ardhshëme.
Neni 44
Shpërndarja e kuvendit jo funksionues të komunës
44.1 Nëse kuvendi i komunës dështon në kryerjen e funksionit të detyrueshëm sipas
standardeve të përcaktuara me ligj, ose nëse bëhet jo funksionues dhe kështu rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve , Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale njofton komunën për deshtimin dhe kërkon që të ndërmerren masa të duhura në mënyrë që të sigurohet kryerje e qetë e funksionit komunal.
44.2 Kuvendi i komunës konsiderohet jo funksionues nëse:
a) nuk e zgjedh kryesuesin , tridhjetë ( 30 ) ditë pas themelimit ;
b) nuk miraton statutitn e saj brenda gjashtëdhjetë ( 60 ) ditësh pas themelimit;
c) nuk miraton buxhetin sipas afatit të paraparë me ligjin përkatës; dhe
d) nuk mban mbledhje për një periudhë më të gjatë se gjashtë ( 6 ) muaj.
44.3 Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale e njofton Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos funksionimin e komunës. Qeveria mund ta shpërndaj kuvendin e komunës jofunksionues.
44.4 zgjedhjet e reja për kuvendin e komunës mbahen në pajtim me ligjin për zgjedhjet komunale.
Neni 45
Komitetet e përhershme
45.1 Kuvendi i komunës themelon komitetet : Komitetin për Politikë e Financa dhe Komitetin për Komunitete si komitete të përhershme.
45.2 Kuvendi i komunës themelon komitete të tjera për të cilat konsideron se janë të nevojshme për kryerjen e përgjegjësive të tyre .
45.3 Nëse nuk parashifet ndryshe me ligj , komitetet reflektojnë përbërjen e kuvendi të komunës.