Drejtoria për Arsim
Drejtoria për Arsim

Bekim Latifi
Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim
Vendlindja:Prekaz i Epërm-Komuna Skenderaj
Data e Lindjes:05.01.1972
Vendbanimi: Prekaz i Epërm-Komuna Skenderajt
Edukimi: Master i Shkencav Inxhinjerike
E-mail:bekim.latifi@rks-gov.net
Tel:044 195 181 049 736 87
PLANI І PUNËS PËR VITIN 2018
Drejtori, Bekim Latifi
Përmbajtja e punëve dhe aktiviteteve për vitin 2018
Pikat kyçe (Plani global)
- Organizimi i takimeve me drejtorë dhe mësimdhënës të shkollave me qëllim të realizimit të programit për ngritjen e cilësisë në arsim;
- Organizimi i shërbimit pedagogjiko – psikologjik në shkollat me numër të madh të nxënësve;
- Organizimi i aktiviteteve për identifikimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta dhe Edukimin Gjithëpërfshirës;
- Drejtoria komunale e arsimit në Skënderaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të shqyrtojë mundësinë e zbatimit të Kontratës Kolektive në Arsim;
- Monitorimi i procesit edukativo-arsimor nga DKA-ja, Inspektorët e SIA, MASHT dhe faktorët tjerë relevantë. Monitorimi do të bëhet në vazhdimësi, me qëllim të mbarëvajtjes së punës në shkolla;
- Kremtimi i Ditëve të Shkollave dhe festave sipas kalendarit të MASHT, të përcjellura me programe dhe aktivitete në interes të nxënësve dhe mësimdhënësve;
- Do të punohet në përfundimin e objekteve shkollore, si: Shkolla fillore dhe e mesme e ulët në Qirez, Shkolla fillore dhe e mesme e ulët në Çubrel, shfmu “Elena Gjika” në Makërmal si dhe Gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skenderaj;
- Kujdes i veçantë do t’i kushtohet përmirësimit të kushteve higjieno-teknike në shkolla dhe pajisjes së tyre me mjete dhe teknologji bashkëkohore, me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të procesit mësimor;
- Do të organizojmë mësimin përgatitor – shtesë për nxënësit që do t’i nënshtrohen vlerësimeve të jashtme (Testit të Maturës Shtetërore, Testit të Arritshmërisë, TIMSS etj.).
- Mësimi përgatitor organizohet me qëllim që nxënësit të dalin me rezultate sa më të mira;
- Edhe këtë vit shkollor do të zhvillohen aktivitete të llojllojshme për pjesëmarrjen e të gjitha shkollave në garat e diturisë në nivel komune, regjioni dhe vendi. Për më të mirët do të ndahen dhurata, mirënjohje, shpërblime, me çka do të nxitet interesimi i nxënësve për suksese dhe pjesëmarrje;
- Do të organizohen trajnime për stafin arsimor edhe për lëndë dhe klasë të caktuara, të parapara për zbatimin e Kurrikulës së Re;
- Për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të rinj, do të organizohen trajnime dhe kurse për udhëheqësi arsimore, me qëllim që menaxhimi i shkollave të bëhet në mënyrë sa më kompetente.
Drejtori, Bekim Latifi