Republika e Kosoves

Skenderaj

Sami Lushtaku

Biografia

Lindi me 20 shkurt 1961, në Prekaz të Poshtëm, komuna e Skenderajt. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Skenderaj. Studimet Universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, drejtimin Histori. Si i ri u dallua si veprimtar dhe organizator për çështjen kombëtare. Mori pjesë në demonstratat studentore te vitit 1981, për Kosovën Republikë. Me 1988-89 mori pjesë aktive edhe në demonstratat e zhvilluara në Skenderaj. Ishte pjesë e grupeve dhe celulave të para të luftës çlirimtare në Kosovë, të cilat i paraprinë dhe çuan deri të formimi i UÇK-së. Nga viti 1991, ka qenë në bashkorganizim me komandantin Adem Jashari. Ishte pjesëmarrës në aksionet e para të armatosura me 1992/93, ndaj patrullave policore serbe. Veçojmë aksionin e ndërmarrë në Runik të Skenderajt me 19 dhjetor 1992 së bashku me Fadil Kodrën, Ilaz Kodrën, Sahit Jasharin dhe Hashim Thaçin. Po ashtu, aksionin me 22 maj 1993 në Drenas të hekurudha se bashku me: Jakup Nurën, Rafet Ramën, Ilaz Kodrën dhe Adem Nurën, aksioni i cili u krye rreth orës 22:00
Shërbimi sekret serb, kishte rënë në dijeni për veprimtarinë e tij, andaj Gjykata e Qarkut në Prishtinë lëshoi një aktvendim (PP.nr.139/96, 4-6 tetor 1996), kundër Sami Lushtakut dhe 14 bashkëluftëtarëve të tjerë, për zbatimin e hetimeve ndaj tyre. Me 11 korrik 1997, gjykata e instaluar serbe në Prishtinë shpalli aktgjykimin kundër 15 shqiptarëve, të akuzuar për “terrorizëm dhe për ndihmë dhënë terroristëve’’. Me këtë rast, Sami Lushtaku në mungesë u dënua me 20 vjet heqje lirie.
Nga viti 1993 deri 7 mars 1998 ishte në Gjermani, ku dhe vazhdoi të kontribuojë në çështjen kombëtare, duke qenë anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, bashkë më Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Jakup Nurën, Abedin Rexha etj. Në mars të vitit 1998 u kthye në Shqipëri dhe me mbi 70 shokë luftëtarë kaloi kufirin shqiptaro-shqiptar. Me 25 mars 1998 është plagosur në Krushë të Madhe, duke bartur armatim për UÇK nga Shqipëria, ku ishte me Sylejman Selimin-Sulltanin dhe me shokë të tjerë. Në Zonën Operative të Drenicës, fillimisht ishte emëruar zëvëndëskomandant e në fillim të vitit 1999 është emëruar Komandant i ZOD-së. Ishte pjesëmarrës i një sërë betajash në kuadër të përgjegjësisë së ZOD dhe me gjerë.
Pas luftës ka qenë në këto pozita: Komandat i TMK-së në ZOD, viti 1999-2000
Komandant i TMK-së në Zonën e II në Prizren në vitin 2000.
Është graduar nga Shtabi i Përgjithshëm si Gjeneral (viti 2000).
Kryetar i Komunës së Skenderajt për tri mandate (2007-2009, 2009-2013, 2013 -2017).
Në vitin 2018 ka qenë anëtar i kryesisë dhe i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës kurse në vitin 2020-2021 ka qenë nënkryetar i PDK-së.
Është kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.
Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike iu ndanë dekorata dhe mirënjohje të shumta nga insiticonet e ndryshme si: ZOD e TMK-së, Zona e II e TMK-së në Prizeren, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, Ambasada e Shqipërisë, për 100 vjetorin e shtetit Shqiptarë është shpallur Qytetar nderi i Vlorës.