Republika e Kosoves

Skënderaj

Sherbime Publike

DREJTORIA PËR SHËRBIME PUBLIKE

 

Ibush Hetemi

Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike

Vendlindja: Ujmirë
Data e Lindjes:10.03.1956
Vendbanimi:Skenderaj
Edukimi: Jurist i Diplomuar
E-mail: ibush.hetemi@rks-gov.net
Tel:044-192-199

 

DREJTORIA   PËR   SHËRBIME  PUBLIKE

PLANI  I PUNËS PËR VITIN   2018

 

Skenderaj,  Janar  2018

 

Hyrje

 

Qëllimi i këtij plani të punës është evidentimi i prioriteteve të Drejtorisë të SHP për vitin 2018, objektivat e synuara për realizim gjatë këtij viti, aktivitetet e nevojshme  për realizimin e objektivave të përcaktuara, afatet kohore dhe bashkëpunimi me institucionet tjera relevante të cilat do të ndihmojnë realizimin e këtij plani të punës.

Plani synon të rrit nivelin e zbatueshme risë  së  dispozitave ligjore sipas fushës që mbulojnë tre sektorët:

  • Sektori i inspeksionit
  • Sektori i Shërbimeve Publike
  • Sektori Mbrojtje dhe Shpëtim

 

  • Sektori i inspeksionit:

Mbikëqyrja  efektive  e zbatimit të ligjeve, akteve nënligjore, rregulloreve komunale dhe dispozitave tjera relevante sipas fushëveprimit të sektorit do të jetë synimi kryesor.

Plani i punës bazohet në prioritetet e nxjerra nga raportet e punës për vitin paraprak, në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, në parregullsitë e evidentuara në vitin paraprak dhe në obligimet që dalin nga infrastruktura ligjore qe mbulohen nga tre sektorët. Do të ndërmerren masa konkrete me qellim të rritjes së disiplinës, sjelljes konkrete të inspektorëve në terën dhe ngritjes se besueshmërisë së qytetarëve në autoritetin e inspektorit.

Do të bëhet riorganizimi i Komisionit për verifikimin e kushteve minimale teknike dhe higjiene –sanitare të subjekteve afariste  si parakusht për marrjen e pëlqimit pran organeve kompetente të komunës me qellim të ngritjes se efikasitetit të punës.

Do të hartohet një orar i punës me ndërrime, në mënyrë që inspektorët të jenë prezent në terën qe nga 06:00 e gjerë në ora 24:00. Plani i punës parasheh objektivat vjetore në lëmin e ndërtimit, tregut, higjienikë-sanitare, veterinës,  ambientit, shërbimeve komunale dhe shërbimeve të transportit, pra objektivat kryesore të cilat synojmë ti arrijmë gjatë vitit 2018 janë:

  • luftimi i in formalitetit,
  • ushqim të shëndetshëm për konsumatorët
  • mbrojtja dhe lirimi i hapësirave publike
  • Parandalimi i ndërtimeve ilegale
  • Transporti i sigurt për udhëtarët

Për arritjen e këtyre objektivave nevojiten një mori aktivitetesh të cilat janë të pasqyruara në tabelat e mëposhtme.

 

 

OBJEKTIVAT DHE AKTIVITETET PËR VITIN 2018
Nr.R Objektivat Aktivitete Institucionet tjera të

përfshira

Inspektori i ndërtimit
1 Inspektimi dhe parandalimi i ndërtimeve pa leje 1.1 Inspektimi i objekteve ndërtimorë në të gjitha fazat e ndërtimit ;

1.2 Plotësimi i formularëve standard për çdo faqe të ndërtimi, gjatë inspektimeve në vend ndërtim;

1.3 Inspektimi përfundimtar i ndërtimit të objektit me leje ndërtimi dhe plotësimi i formularit standardë.

1.4 Kompensimi i lendes për çdo objekt ndërtues dhe mbajtja e një kopje të formularit standardë .

Drejtoria për urbanizëm

Policia e Kosovës

Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër

2 Konservimi, rrënimi i ndërtimeve dhe mbindërtimeve që bëhen pa lejen e drejtorisë kompetentet 2.1 Ndalimi i punimeve ndërtimore me procesverbal ;

2.2 Konservimi i objektit ndërtimor pa leje; 2.3 Lëshimi i vendimit për rrenim ;

2.4 Njoftimi i palës dhe palëve tjera për rrënimin e objektit duke caktuar datën dhe orën e veprimit

Policia e Kosovës dhe         Kompania Kontraktuese
3 Kontrollimi i objekteve te vjetra nga aspekti i mirëmbajtjes 3.1 Inspektimi periodik i të gjitha objekteve te vjetra dhe konstatimi nëse ato paraqesin rrezikshmëri për banoret përreth apo kalimtaret e rastit
Inspektoi  i tregut
1 Mbrojtja e konsumatorëve 1.Vendosja e çmimeve dhe verifikimi i çmimit te deklaruar .

2.Dhenia e faktuarve- Kuponëve konsumatorëve

3. Kontrollimi i karakteristikave të produkteve përmes certifikatave ,deklarimi dhe etiketimit

MTI (Zyra për mbrojtjen e konsumatorit )
2 Luftimi i tregtisë in formale dhe konkurrencës së pa drejte tregtare 1.Regjistrimi i Biznesit;

2. Verifikimi i kushteve minimale teknike dhe pajisja e subjekteve me pëlqim për të ushtruara veprimtari biznesore ;

3.Origjina e mallit dhe mbajtja e evidencës; 4.Kontrollimi në automjete transportuese që bartin mallra për tregti ;

Policia e Kosovës

Doganat e Kosovës

3 Siguria e përgjithshme e produkteve 1.Sekuestrimi dhe asgjësimi i produkteve të pasigurta nga tregu;

2.Kontrollimi i produkteve nëse janë të pajisura me dokumentacionin teknik; 3.Vendosja e deklaracionit të mallit në produkte;

4.Udhezimet e përdorimit në gjuhen zyrtare;

5.Fletgarancionet në gjuhen zyrtare ;

Inspektori Sanitar dhe i Bujqësisë
1 Mbikëqyrja e kushteve higjienike sanitare nëpër të gjitha objektet publike 1.1 Vizita inspektuese nga inspektoret sanitar nëpër të gjitha objektet publike edukative, shëndetësorë dhe arsimore.

1.2 Monitorimi i analizave kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm të bëra nga I.SH.P-ne Mitrovicë.

2 Mbikëqyrja e sigurisë se produkteve ushqimore 2.1 Inspektimi i depove të miellit dhe ushqimit të koncentruar të Kafshëve shtëpiake;

2.2 Inspektimi i furrave te bukës lidhur me kualitetin dhe peshën e bukës;

2.3 Kontrollimi i artikujve ushqimore me prejardhje bimore, shtazore si dhe të pijeve joalkoolike dhe alkoolike në qarkullim ;

2.4 Inspektimi i depove ushqimore, mbi prejardhjen, furnizimin dhe afatin e skadencës të artikujve ushqimore;

2.5 Inspektimi i kafshëve të gjalla para, gjatë dhe pas therjes së Kafshëve shtëpiake në thertore, dhe subjektet afariste mbi kualitetin e produkteve të mishit dhe qumështit e nënprodukteve te tyre ne DPZ-të;

2.6 Inspektimi i lokaleve mbi respektimin e ligjit mbi duhanin.

AVUK,

Instituti i Shëndetësisë Publike

3 Dhënia e pëlqimit mbi kushtet minimale teknike dhe higjienike sanitare për objekte afariste Inspektimeve sipas kërkesave të palëve për dhënien e pëlqimit Komisioni për dhënien e pëlqimit për kushtet minimale teknike dhe higjiena-Sanitare
Inspektori i Shërbimeve Publike
1 Mirëmbajtja e pastërtisë ne sipërfaqe publike 1.1 Kontrolle Inspektuese

1.2 organizmi i aksioneve për pastrimin e qytetit

1.3 Bashkëpunimi me kryetar e lagjeve, dhe fshatrave të komunës

1.4 Bashkëpunimi me KRM ” UNITETI” .

Drejtoria e UMA  Drejtoria e Arsimit
2 Vendosja komfor ligjeve për mbishkrime, panot dhe tabelat reklamuese 2.1 Kontrolle Inspektuese ;

2.2Respektimi i afateve të dhëna me procesverbale dhe aktvendime

3 Kontrolli rreth shfrytëzimit të Sipërfaqeve Publike 3.1 Kontrolle Inspektuese

3.2 Aksionet e organizuara nga Sektori Inspeksionitë për lirimin e sipërfaqeve publike.

Drejtoria për Urbanizëm
Inspektori i Komunikacionit
1 Mbikëqyrja dhe inspektimi i operatoreve për bartjen e njerëzve 1.1 A janë te regjistruara pranë ministrisë përkatëse për ketë veprimtari

1.2 A kane leje-licencë pune nga organi kompetent për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

1.3 A ka rend-udhëtimi te regjistruar dhe vërtetuar na organi i autorizuar dhe sa i përmbahen rendit të udhëtimit, sa respektohet koha dhe vendi i nisjeve.

1.4 A kanë vijat e regjistruara dhe sa i mbajnë ato rregullisht

1.5 A kanë çmimore të vërtetuara dhe të vendosura ne vendin e paraparë

1.6 A i plotësojnë kushtet tekniko-eksploatuse, tekniko-sanitare dhe higjienike për transportin e udhëtarëve

1.7. Sa respektohet obligimi ligjor për dëshminë-biletën e udhëtimit etj.

Policia e Kosovës

Sektori i Trafikut rrugore

2 Inspektimi, incizimi dhe përcaktimi i vend parkingjeve 2.1 Sinjalizimin e trafikut në parkingje publike, të urdhëroj menaxherin që të mënjanoi mangësitë në afat të caktuar ;

2.2 Rregulluesin teknike të parkingjeve publike, të urdhëroj menaxheri që të mënjanoi mangësi në afat të caktuar

2.3 Ndërtimin, rregullimin dhe pajisjet e parkingjeve ne harmoni me aktet e Administratës Komunale, të urdhëroj menaxherin që të mënjanoi mangësitë në afat të caktuar

2.4 Parkingjet publike në aspektin e sigurisë në trafik dhe në baze të provave të nxjerra nga organi përkatës të urdhëroj përmirësimin e gjendjes për siguri të pjesëmarrësve në trafik.

3 Mbikëqyrja inspektuese e linjave të autobusëve 3.1 Inspektimi nëse subjektet afariste i respektojnë rendet e udhëtimit në relacionet urbane dhe ndër urbane. Policia e Kosovës

 

 

 

 

 

 

 

BASHKEPUNIMI ME ORGANET KOMUNALE DHE INSITUCIONET TJERA

 

Për arritjen e gjitha objektivave të përcaktuara me këtë plan pune është shume e nevojshme që të kemi një bashkëpunim me shumë institucione tjera të linjës të cilat do ta ndihmonin arritjen e rezultateve konkrete në angazhimet tona inspektuese.

 

Sikurse në vitet paraprake do të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim korrekt me Policin e Kosovës, inspektoret e institucioneve tjera qendrore, IKSH, kompanitë publike dhe ato private me të cilat komuna e Skenderajt ka kontratë si dhe me të gjitha institucionet tjera me të cilat kemi ndërlidhje kompetencash dhe nevoje bashkëpunimi, është e nevojshëm për realizimin sa me efektiv të këtij plani, prandaj do të kërkomë se ky bashkëpunim të rritet në shërbim të interesave të përgjithshme të qytetarëve të Skenderajt.

 

Gjate vitit 2018 gjithashtu synojmë të intensifikojmë bashkëpunim me drejtorit tjera të komunës duke kërkuar që të gjitha lejet që lëshohen nga drejtorit tjera, në mënyre që inspektoret të jenë drejtpërdrejt të informuara për çfarëdo leje të lëshuar e të cilën ata janë obliguar të mbikëqyrin.

 

  • Sektori i Shërbimeve Publike
Periudha e planifikimit Detyrat e Planifikuara Komente
Janar – Dhjetor Monitorimi I KRUM- Njësia ne Skenderaj Mbështetje Logjistike
Janar – Dhjetor Monitorimi I KRM “Uniteti” Njësia Skenderaj Mbështetje Logjistike
Janar – Prill Eliminimi i Deponive ilegale Mbështetje Logjistike
Janar – Qershor Shtrirja e Shërbimit te KRM-Uniteti në Komunës Fushat Vetëdijesese
Janar – Dhjetor Mirëmbajtja dhe sigurimi i Objekteve Komunale Monitorimi nga Zyrtari
Janar – Dhjetor Mirëmbajtja e hapësirave publike, pastrimi i rrugëve parqeve publike dhe varrezave të dëshmoreve Mbështetje Logjistike
Janar – Dhjetor Mirëmbajtja e ndriçimit publik DSHP

           

 

 

 

 

 

  • Sektori për Mbrojtje dhe Shpëtim

Sektori për Mbrojtje dhe Shpëtim është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave të nivelit Komunal, vënien e standardeve të kryerjes se punës lidhur me Gatishmërinë Civile dhe Reagimit Emergjent në territorin e vet dhe koordinimin e subjekteve relevant për reagim në Situata Emergjente, varësisht nga karakteri dhe përmasat e fatkeqësisë.

Sektori e MSH planifikon që të merr masa të nevojshme për parandalimin e fatkeqësive si dhe përcjellje aktivitete e subjekteve relevante dhe involvuese.

Te Miratuara janë këto ligje të zbatuara për këtë sektor: Ligji mbi Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera dhe ligji i Mbrojtjes nga Zjarri.

Periudha e Planifikimit Detyrat e Planifikuara Bartës i Realizimit Komente
Mars-Qershor Planifikimi, detyrat e SMSH-se dhe Komitetit për MSH SMSH SMSH dhe Kryetari i Komitetit për MSH
Janar-Dhjetor Planifikimi Emergjent: evakuimi, strehimi Zyrtari I PEVRR  Zyrtaret e MC Emergjenca Mbështetje logjistike
Janar-Dhjetor Funksionimi normal dhe i vazhdueshëm i sistemit të komunikimit me radio-lidhje përmes ZAKE-së Zyrtari I ZAKES-së
Janar-Dhjetor Inspektimi i objekteve me rrezikshmëri të larte, inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme Inspektori MZFNFT
Janar-Dhjetor Pajisja, servisimi dhe mbushja e aparateve kundër zjarrit Inspektori MZFNFT Kontraktori
Qershor-Shtator Fusha e vetëdijesimit kundër zjarrit Inspektori i MZTNFT Zyrtari i PEVRR Fletëpalosje, Flete Publike, Radio Drenica
Janar-Dhjetor Intervenime teknike dhe shuarje zjarri NJPZSH Derivate etj,  DSHP
Janar-Dhjetor Mirëmbajtja e objektit dhe automjeteve NJPZSH DSHP dhe Kontraktuesi

 

Ky plan pune mund të plotësohet dhe me objektiva dhe detyra tjera të cilat mund të shfaqen si të nevojshme dhe të cilat nuk janë paraparë me ketë planë, si dhe me kërkesën dhe vendimin e kryetarit të komunës varësisht nga nevojat dhe prioritetet që mund të shfaqen gjatë periudhave të ndryshme të vitit .

 

 

Skenderaj,  Janar  2018                                                                       Drejtori

Ibush Hetemi     _________