Republika e Kosoves

Skënderaj

U mbajt seanca e Majit e Kuvendit Komunal

2010/05/31 - 12:00

Sot, më 31 maj 2010, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt, në të cilën u shqyrtuan pikat e parapara me rend dite.

Pas pikave standarde të rendit të ditës, drejtorët e drejtorive u përgjigjën në pyetjet e parashtruara me shkrim  nga kuvendarët, pastaj u shqyrtuan rekomandimet  nga komiteti për politika e financë si:

– kërkesa për ndërrimin e pronës së paluajtshme të qytetarit Rushit Smajli nga Skenderaj me paluajtshmërinë e Komunës;

– Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare;

– Projektrregullorja për caktimin e çmimit për banesa komunale dhe private, toka urbane dhe jashturbane të ndërtuara dhe të pandërruara, lokaleve afariste dhe të bizneseve, tokës bujqësore dhe djerrinë në komunën e Skenderajt;

– Propozimvndimi për shpalljen e konkursit për formimin e komiteteve konsultative.

Të gjitha çështjet u miratuan nga Kuvendi me përjashtim të Projektrregullores për caktimin e çmimit për banesa komunale dhe private, toka urbane dhe jashturbane të ndërtuara dhe të pandërruara, lokaleve afariste… , e cila u kthye për korrigjim deri në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.
 

Sot, më 31 maj 2010, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt, në të cilën u shqyrtuan pikat e parapara me rend dite…