Republika e Kosoves

Skënderaj

Shënohet 101 vjetori i shkollës së parë shqipe

2010/03/08 - 12:00

Skenderaj, 7 mars – Drejtoria e Arsimit në Komunën e Skenderajt, me një takim me veteranë të arsimit dhe fushave të tjera, ka shënuar 101 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Drenicë, Ditën e Mësuesit dhe dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Jashar Lushtaku, drejtor i DA-së, ka thënë se ishte Hasan Prishtina ai i cili me vetëfinancim kishte hapur tri shkolla të gjuhës shqipe në Kosovë, në Gjilan, Vushtrri dhe Polac të Skenderajt, me 1909. Lushtaku tha se kohërat më të vështira arsimi i përjetoi në periudhën e masave të dhunshme të Serbisë, kur mësimi zhvillohej nëpër shtëpi private. “Gjatë luftës së Kosovës kanë rënë 38 arsimtarë, 66 nxënës, ndërsa 15 nxënës evidencohen të zhdukur”, ka thënë ndër tjera drejtori i Arsimit në Skenderaj, sipas të cilit, në dy vjetet e fundit në fushën e arsimit Komuna ka investuar 15 milionë euro. Ndërkaq, Abdyl Ymeri, nënkryetar i Skenderajt, duke ua uruar mësimdhënësve 7 Marsin, ka thënë se mësuesit misionin e vetëm e patën shpërndarjen e dijës. Ai premtoi së pushteti lokal do angazhohet vazhdimisht që atyre t’u krijohen kushte maksimale për zhvillimin e procesit mësimor. Nga një fjalë rasti patën edhe dr Shefkije Islami nga Insituti Albanalogjik i Kosovës, e cila dhuroi libra shkencore për Bibliotekën Komunale, dhe Sala Ahmeti pedagoge në Universitetin e Prishtinës. Në fund, Drejtoria e Arsimit ndau mirënjohje për arsimtarët e pensionuar, si dhe për 7 të tjerë post-mortem.

Skenderaj, 7 mars – Drejtoria e Arsimit në Komunën e Skenderajt, me një takim me veteranë të arsimit dhe fushave të tjera, ka shënuar 101 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Drenicë, Ditën e Mësuesit dhe dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.