Republika e Kosoves

Skënderaj

Komiteti për komunitete mbajti mbledhjen e parë

2010/02/27 - 12:00

Skenderaj, 25 shkurt – Komiteti për Komunitete, njëri nder dy komitetet obligative, në kuadër të Kuvendit Komunal të Skenderajt, ka mbajtur mbledhjen e parë, pas formimit të tij në seancën e fundit të Asamblesë Komunale, në të cilin është bërë prezantimi i përbërjes së re, derisa kryesues, me shumicë votash është zgjedh Millutin Kovaqeviç, i cili ka kryesuar këtë komitet edhe gjatë mandatit të kaluar.

Duke falënderuar anëtarët e KK-së për besimin e dhënë, kryesuesi Kovaqeviq është zotuar së do të punojë me përkushtim për interesat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Bashkësinë Lokale të Runikut. Ai ka folur për mandatin e kaluar, duke përmendur të arriturat e komitetit, që ka kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen dhe çështje të tjera. “Për të gjitha problemet dhe shqetësimet që i kanë pasur banorët, e kemi njoftuar Kuvendin Komunal, i cili i ka shqyrtuar dhe zgjidhë shumicën prej tyre. Do të vazhdojmë me punën që kemi bërë edhe gjatë mandatit të kaluar, duke zhvilluar vizita në terren, te ato familje që janë të pakënaqura me punën që kemi bërë, për t’i kuptuar problemet dhe hallet e tyre, e më pas do t’ia adresojmë Kuvendit Komunal për zgjidhjen e tyre”, ka thënë Kovaqeviç, sipas të cilit problemet me të cilat janë përballur banorët serb të fshatit Bajë kanë qenë prerja e pyjeve në pronën private, vjedhja e lopëve, etj, dukuri negative këto të cilat sot i takojnë së shkuarës. Ai ka potencuar nivelin e lartë të bashkëpunimit me pushtetin lokal të Skenderajt, ndërsa shfaq besim së ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që t’u gjendet zgjidhje problemeve të qytetarëve.
 

Komiteti ka hartuar në vazhdim orarin e mbledhjeve për tërë vitin, ndërsa anëtarët nga komuniteti serb nuk janë pajtuar me pagesën e ulët të mëditjeve, të cilët kanë kërkuar vlerë më të lartë së 50 euro që merr secili anëtarë për çdo mbledhje. Ismet Salihu, kryesues i Kuvendit Komunal të Skenderajt, tha së kjo çështje është e rregulluar me ligj, dhe si i tillë duhet respektuar.

Ndërkaq, për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në dy fshatrat me popullatë të përzier, veçanërisht në Bajë, ka folur përfaqësuesi serbëve Nedelko Kovaqeviç, njëherësh shef i Zyrës Lokale për Komunitete, i cili e përshkroi si të mirë dhe në nivel të kënaqshëm. “Gjendja e sigurisë në dy fshatrat me popullatë të përzier është e kënaqshme, në nivel dhe pa asnjë problem ndëretnik, përveç disa incidenteve të cilat i takojnë periudhës së pasluftës, si vjedhja e bagëtive, prerja e pyjeve, etj”, ka theksuar Kovaqeviç, i cili foli edhe për interesimin e serbëve për t’u pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.

Sa i përket dokumenteve që mbajnë elemente të republikës, ai tha së shumica e qytetarëve serbë kanë nxjerrë letërnjoftimet e rinj, gjithashtu ka interesim për dokumente të tjera. “Të gjitha shërbimet për këto dokumente i kryejmë në Bashkësinë Lokale të Runikut, meqë fshati ynë është në kuadër të kësaj bashkësie. Unë mendoj së nuk ka kurrfarë problemi sa i përket kësaj çështjeje”, ka pohuar shefi i ZLK-së në Bajë, duke shtuar së edhe liria e lëvizjes ka shënuar përparim, sidomos në këto dy vitet e fundit. Sipas tij, ka shumë vite që probleme të kësaj natyre nuk ka pasur në fshatin Bajë dhe Syriganë.

Në fund tha së situata në këtë drejtim dita-ditës po përmirësohet. Mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete, i cili numëron shtatë anëtarë, shumica e të cilëve janë nga radhët e pakicave kombëtare (3 serbë, 1 ashkali dhe 3 shqiptarë), është mbajtur në praninë e përfaqësuesve të pushtetit lokal, KFOR-it, OSBE-së dhe OJQ-ve.

 

Skenderaj, 25 shkurt – Komiteti për Komunitete, njëri nder dy komitetet obligative, në kuadër të Kuvendit Komunal të Skenderajt, ka mbajtur mbledhjen e parë, pas formimit të tij në seancën e fundit të Asamblesë Komunale, në të cilin është bërë prezantimi i përbërjes së re, derisa kryesues, me shumicë votash është zgjedh Millutin Kovaqeviç, i cili ka kryesuar këtë komitet edhe gjatë mandatit të kaluar.