Republika e Kosoves

Skënderaj

Është përuruar sot objekti i ri i ndërtuar për dy ndërmarrjet publike Eko Natyra dhe Uniteti

2024/02/01 - 10:56

📍🏢Është përuruar sot objekti i ri i ndërtuar për dy ndërmarrjet publike Eko Natyra dhe Uniteti, në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, zyrtarë të ndërmarrjeve dhe mysafirë tjerë të ftuar.
Kryetari Nura, në fjalimin e tij para të pranishmëve, ka thënë se është i lumtur që po u krijohen kushtet punëtorëve të ndërmarrjeve publike, me ndërtimin e këtij objekti, i cili ishte premtim i Qeverisjes Nura.
Me finalizimin e ndërtimit të objektit po përmbushet një borxh ndaj punëtorëve që kujdesen çdo ditë për ambientin e pastërtinë, ndërsa kushtet që ofron ndërtesa janë bashkëkohore.