Republika e Kosoves

Skënderaj

Është përkujtuar sot Beteja e Qirezit dhe Likoshanit, në 26 vjetorin e saj

2024/03/01 - 10:44

Është përkujtuar sot Beteja e Qirezit dhe Likoshanit, në 26 vjetorin e saj, për nder të së cilës dhe në kujtim të dëshmorëve e martirëve, janë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Likoshan.
Në homazhe kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deputetë të Parlamentit të Kosovës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ish-komandantë të UÇK-së, gjeneralë, përfaqësues të institucioneve tjera, familjarë dhe një numër i madh i qytetarëve.
Pas homazheve, janë vizituar edhe familjet e dëshmorëve dhe martirëve, para të cilave është shprehur mirënjohje për sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Lavdi Betejës së Qirezit dhe Likoshanit!
Lavdi për jetë e mot, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!