Republika e Kosoves

Skënderaj

Sot në fshatin Burojë, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e familjes Hoti

2024/03/11 - 9:48

Sot në fshatin Burojë, në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatat e luftës, dhe në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e familjes Hoti, në të cilën gjatë luftës janë bashkërenduar aktivitetet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në aksionet e tyre luftarake ndaj forcave serbe.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, në fjalimin e tij, ka shprehur respektin për familjen Hoti, për kontributin e saj gjatë luftës në Kosovës.
Ai ka thënë se kjo pllakë përkujtimore do të shërbejë për gjeneratat e ardhshme, që të kuptojnë më mirë rrugëtimin e Kosovës dhe popullit të saj deri te liria.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë ish-komandantë të UÇK-së, gjeneralë, bashkëluftëtarë dhe një numër i madh i qytetarëve.