Republika e Kosoves

Skënderaj

Ka filluar edhe zyrtarisht realizimi i premtimit të Qeverisjes lokale në Skenderaj, për ndërtimin e Subqendrës në Qirez

2024/03/13 - 9:56

Ka filluar edhe zyrtarisht realizimi i premtimit të Qeverisjes lokale në Skenderaj, për ndërtimin e Subqendrës në Qirez, teksa solemnisht vënien e gurthemelit e kanë bërë dy burrat e respektuar nga kjo anë, Sheremet Sejdiu e Brahim Rexhepi, pas të cilëve edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, ish-komandanti Jakup Nura, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku dhe asamblistët e Kuvendit Komunal, Liridona Koci e Fikret Rexhepi.
Ky është projekti i dytë i subqendrave të premtuara, pas atij në Runik, dhe më i madhi në bashkësinë lokale në Qirez.
Në kuadër të këtij projekti kapital qendra e fshatit Qirez do të transformohet në një hapësirë moderne urbane, hapësirë për afarizëm, do të ketë sheshin e rregulluar me infrastrukturë përcjellëse dhe qendrën rekreative.