Republika e Kosoves

Skënderaj

Një projekt tjetër i rëndësishëm ka nisur sot në fshatin Polac, në kuadër të të cilit do të ndërtohet trotuari nga shkolla e fshatit deri në lagjen “Kodra” në Prekaz të Poshtëm

2024/05/28 - 9:25

Një projekt tjetër i rëndësishëm ka nisur sot në fshatin Polac, në kuadër të të cilit do të ndërtohet trotuari nga shkolla e fshatit deri në lagjen “Kodra” në Prekaz të Poshtëm, në një gjatësi mbi 1200 metra.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, së bashku me anëtarët e Kuvendit Komunal, Liridona Koci dhe Ali Luftiu, kanë përcjellë nga afër punimet e projektit.
Ky projekt është i rëndësisë së veçantë për banorët e Polacit dhe Prekazit, veçmas për nxënësit, të cilët deri sot kanë qenë të rrezikuar në mungësë të trotuarit, gjatë rrugës së tyre për në shkollë.