Republika e Kosoves

Skënderaj

Me përmirësimin e motit dhe krijimin e kushteve për punë, po vazhdon edhe realizimi i projekteve publike në dobi të qytetarëve të komunës së Skenderajt.

2024/05/28 - 10:11

Me përmirësimin e motit dhe krijimin e kushteve për punë, po vazhdon edhe realizimi i projekteve publike në dobi të qytetarëve të komunës së Skenderajt.
Në këtë mënyrë, po realizohet projekti për kubëzimin e rrugëve dhe degëzimeve në Klinë të Poshtme, pas përfundimit të punimeve në Lagjen III të Skenderajt, ku janë shtruar rrugët me kubëza betoni.
Sot, kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë përcjellë nga afër realizimin e punimeve, në kuadër të këtij projekti që ishte premtim për banorët e kësaj zone.