Republika e Kosoves

Skënderaj

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe me pjesëmarrje të anëtarëve të KKSB-së, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt.

2024/05/29 - 9:12

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe me pjesëmarrje të anëtarëve të KKSB-së, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt.
Në këtë takim janë diskutuar çështje të sigurisë së përgjithshme, për të cilën çështje foli komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi.
Sipas tij, situata është vlerësuar e mirë dhe e qetë në gjithë komunën.
Çështje tjetër e diskutuar ka qenë edhe siguria në komunikacion, për të cilën u konstatua se ka rënie numri i aksidenteve në trafik, të cilat kryesisht janë vetëm me dëme materiale dhe me lëndime të lehta trupore të të aksidentuarve.
Kryetari Nura tha se Komuna ka ndërmarrë veprimet e duhura për shenjëzimin e rrugëve, para sezonit të ardhjes së bashkatdhetarëve në vendlindje.
Janë diskutuar edhe çështje tjera të interesit të përgjithshëm qytetarë.