Republika e Kosoves

Skënderaj

Është nënshkruar memorandumi i bashkëfinancimit të projekteve për ndërtimin e urave të dëmtuara gjatë sezonit të vërshimeve vitin e kaluar

2024/05/29 - 9:26

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Ylber Morina, kanë mirëpritur sot zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me të cilin kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në kuadër të realizimit të projekteve kapitale.
Me këtë rast, është nënshkruar memorandumi i bashkëfinancimit të projekteve për ndërtimin e urave të dëmtuara gjatë sezonit të vërshimeve vitin e kaluar, si dhe asfaltimin e rrugëve në fshatrat Kuqicë, Çubrel, Vitak, Kostërc, Kllodernicë, Burojë, Abri, Ticë, Mikushnicë, Polac, Markëmal e Rakinicë.