Republika e Kosoves

Skënderaj

Zyrtaret e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik,janë duke shpërndarë këto ditë fletëpalosje me informacione relevante për Zyrën e investimeve

2024/06/12 - 8:50

Zyrtaret e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, bashkë me drejtoreshën Besarta Meha – Ademi, janë duke shpërndarë këto ditë fletëpalosje me informacione relevante për Zyrën e investimeve dhe mbështetjes së bizneseve, për firmat dhe kompanitë që zhvillojnë veprimtari ekonomike në komunën e Skenderajt.
Zyra në fjalë është në kuadër të kësaj drejtorie dhe është themeluar me vendim të kryetarit Nura, i cili kishte premtuar themelimin zyrës për investime dhe biznese, me qëllim të shmangies së procedurave burokratike dhe krijimit të hapësirës për investime.