Sot në Sheshin “Adem Jashari” është hapur panairi i përgjithshëm, në të cilin bizneset lokale, fermerët dhe shoqatat e grave, kanë ekspozuar produktet e tyre.
2024/09/04 - 10:23
Nën organizimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, sot në Sheshin “Adem Jashari” është hapur panairi i përgjithshëm, në të cilin bizneset lokale, fermerët dhe shoqatat e grave, kanë ekspozuar produktet e tyre.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion Besarta Meha – Ademi, kanë marrë pjesë në hapje të këtij panairi, në të cilin janë ekspozuar produkte ushqimore, punime artizanale, vepra arti, prodhime bujqësore e veshje tradicionale.
Ky panair është pjesë e programit të qeverisjes lokale, e cila synon promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare, dhe do të jetë i hapur për tri ditë në vazhdim.