Dhurohen 22 krerë lopë qumështore
2010/09/14 - 12:00
Skenderaj,13 shtator – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi rural në Skenderaj, në bashkëpunim me organizatën Heifer International Kosova – Prishtinë, ka realizuar projektin nga lëmi i blegtorisë për fermerët e fshatrave Kopiliq i Poshtëm dhe Tushilë.
Ky projekt përfshin një ndihmë prej 22 krerë lopësh qumështore të racës simental, të importuara nga shtete të Unionit Evropian, konkretisht nga Çekia . Projekti do të zgjasë katër vjet ku, përveç lopëve, fermerët do të përftojnë edhe impute bujqësore (farë, koncentrate, fidanë) si dhe njohuri nga trajnimet që do t’i organizojë kjo organizatë në lëmin e blegtorisë.
Ky projekt është bashkëfinancim, dmth organizata Heifer Internacional 78.02% ndërsa 21.98% Komuna Skenderaj.
Karakteristikë e këtij projekti është se përfituesit do të jenë te obliguar që të dhurojnë nga një mështjerrë fermerëve të tjerë dhe numri i përfituesve nga ky projekt do te jetë gjithsej 40 familje brenda 4 vjetëve.
Skenderaj,13 shtator – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi rural në Skenderaj, në bashkëpunim me organizatën Heifer International Kosova – Prishtinë, ka realizuar projektin nga lëmi i blegtorisë për fermerët e fshatrave Kopiliq i Poshtëm dhe Tushilë