Republika e Kosoves

Skënderaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike është angazhuar ditëve të fundit t’i zëvendësojë drunjtë e dëmtuar dhe të tjerët që nuk kanë arrit të zhvillohen

2024/05/29 - 9:34

Drejtoria e Shërbimeve Publike është angazhuar ditëve të fundit t’i zëvendësojë drunjtë e dëmtuar dhe të tjerët që nuk kanë arrit të zhvillohen, me drunj të rinj, në kuadër të planit të mbjelljes dhe krijimit të hapësirave të reja gjelbëruese në pronën publike.
Aktiviteti i ndërrimit të drunjve është zhvilluar në këto rrugë: “Osman Geci”, “17 Shkurti”, në hapësirën afër QKMF-së dhe në Sheshin “Adem Jashari” në qytet.
Zëvendësimi i drunjve bëhet në kuadër të garancionit të kontratës me operatorin ekonomik, i cili ka përgjegjësi në periudhë të caktuar kohore t’i mirëmbajë të gjithë, madje edhe duke i ndërruar me drunj të rinj kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja.