Republika e Kosoves

Skënderaj

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 40 frezave për bujqit përfitues të komunës së Skenderajt

2024/01/04 - 10:14

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 40 frezave për bujqit përfitues të komunës së Skenderajt, të cilët janë përzgjedhur nga komisioni komunal, në bazë të kritereve të përcaktuara në konkursin publik.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes, i cili, duke i përgëzuar bujqit përfitues, ka siguruar se edhe vitin e ardhshëm Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të ndihmojë bujqësinë dhe bujqit punëtorë.
Me këto freza, arrin në 763 numri i bujqve dhe fermerëve që përfitojnë pajisje të ndryshme bujqësore vetëm në vitin 2023.