Republika e Kosoves

Skënderaj

Edhe 3 shtëpi për familjet në nevojë, nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt

2020/09/17 - 10:08

Edhe 3 shtëpi për familjet në nevojë, nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, bëri të ditur se pas vizitave që i’u është bërë familjeve skamnore, të harruara me vite të tëra nga dora e shtetit, ai së bashku me humanistin Halil Kastrati, 3 familjeve i’u dha lajmi i shumëpritur për nisjen e ndërtimit të shtëpive të tyre.

“Në emër të komunës së Skenderajt dhe të familjeve përfituese, falënderoj hoxhën e nderuar, Halil Kastrati dhe gjithë donatorët për humanitetin e tyre të treguar në vepër”, u shpreh Kryetari Jashari.

Të bashkuar për njëri-tjetrin!