Republika e Kosoves

Skënderaj

Edhe një projekt tjetër i rëndësishëm realizohet para Vitit të Ri!

2023/12/26 - 9:50

Edhe një projekt tjetër i rëndësishëm realizohet para Vitit të Ri!
✂️🎊🏃‍♀️💁‍♂️⚽️🥅🏐🏀⛹️‍♂️🤸‍♂️
Është përuruar projekti i Poligonit Multifunksional në qytetin e Skenderajt, në një ceremoni të organizuar ku kanë marrë pjesë fëmijët e qytetit bashkë me kryetarin e Komunës, Fadil Nura, nënkryetarin Sami Lushtaku, kryesuesen e Kuvendit, Adelina Spahiu, drejtorët komunalë dhe qytetarë tjerë.
Ky projekt përfshin parkingun me kapacitet për 440 vetura, me dy nivele, sipër hapësirën rekreative me fusha sportive dhe këndin e lojërave për fëmijë, dhe ndodhet prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”.
Pas përfundimit të punimeve të projektit “Poligoni Multifunksinal”, qyteti ynë do të ketë akoma më shumë hapësira për fëmijë dhe të rinj, për aktivitete sportive dhe rekreative.