Republika e Kosoves

Skënderaj

Filloi edhe një projekt i ri rrugor, shumë i rëndësishëm për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”

2024/05/29 - 9:04

Filloi edhe një projekt i ri rrugor, shumë i rëndësishëm për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”.
Në kuadër të unazës së brendshme, projekti i nisur sot ka të bëjë më ndërtimin e rrugës që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin”, duke u krijuar banorëve të kësaj pjese të qytetit infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, siç parashihet në planin urbanistik dhe Hartën Zonale.
Për të parë fillimin e punimeve, sot në vendpunishte kanë dalë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Ylber Morina.