Republika e Kosoves

Skënderaj

Janë nënshkruar sot kontratat me bujqit përfitues të makinave mbjellëse, në kuadër të programit të përbashkët të bujqësisë mes Komunës së Skenderajt dhe Islamic Relief Kosova

2024/08/13 - 8:38

Janë nënshkruar sot kontratat me bujqit përfitues të makinave mbjellëse, në kuadër të programit të përbashkët të bujqësisë mes Komunës së Skenderajt dhe Islamic Relief Kosova, në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtori i Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi dhe fermerët.
Kryetari Nura duke i përgëzuar bujqit, ka thënë se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të mbështes sektorin e bujqësisë, edhe nga buxheti i Komunës por edhe me anë të donatorëve të ndryshëm.
Edhe drejtori i Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, i ka përgëzuar fermerët përfitues të makinave mbjellëse, ndërkohë ka falënderuar kryetarin Nura për bashkëpunim të vazhdueshëm.