Republika e Kosoves

Skënderaj

Ka filluar aksionin për furnizim me kontejnerë 1.1m3 për operatorët ekonomik të cilët zhvillojnë veprimtari të ndërtimit

2024/05/29 - 8:45

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në koordinim me Drejtorinë e Inspektoratit dhe me shërbimet publike kompanitë “Uniteti” dhe “Eko-Natyra”, ka filluar aksionin për furnizim me kontejnerë 1.1m3 për operatorët ekonomik të cilët zhvillojnë veprimtari të ndërtimit, dhe regjistrimin e tyre në shërbimet e grumbullimit të mbeturinave nga KRM “Uniteti”.
Shpërndarja e kontejnerëve do të vazhdojë dhe ditët në vijim tek te gjitha vendpunishtet tjera, me qellim të ruajtjes së mjedisit dhe ambientit nga mbeturinat që krijojnë gjatë ndërtimit të objekteve banesore.