Republika e Kosoves

Skënderaj

Ka filluar edhe zyrtarisht shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

2024/03/04 - 10:50

Ka filluar edhe zyrtarisht shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të sakrificës së kryekomandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë të rënëve me 5, 6 dhe 7 mars 1998.
Kësisoj, sot në orët e paradites ka filluar turniri në ping-pong, ku kanë marrë pjesë ekipe nga mbarë Kosova, duke e nderuar kështu figurën e komandantit Adem Jashari, në përvjetorin e luftës së Jasharëve.
Ndërkaq, në mesditë, organizuar nga auto-klubi nga Skenderaj “Off Road Drenica”, është mbajtur ‘meeting-u” i dhjetëra klubeve nga Kosova dhe më gjerë, me pjesëmarrje të mbi 140 automjeteve (xhipa), në aktivitetin e tyre rekreativ në nderim të Epopesë së UÇK-së.
Në 26 vjetorin e luftës së Adem Jasharit, Komuna e Skenderajt ka organizuar një sërë aktivitetesh, të cilat do të mbahen edhe ditëve në vijim.