Republika e Kosoves

Skënderaj

Ka përfunduar Epopeja e UÇK-së në nderim të sakrificës së kryekomandantit legjendar Adem Jashari

2024/03/11 - 10:38

Ka përfunduar Epopeja e UÇK-së në nderim të sakrificës së kryekomandantit legjendar Adem Jashari, me natën tradicionale të zjarreve në Prekaz dhe me koncertin të mbajtur në sheshin e qytetit tonë, në të cilin kanë kënduar yje të estradës shqiptare.
Të pranishëm në koncert kanë qenë kryetari i Komunës, Fadil Nura, përfaqësuesi i Familjes Jashari, bacë Rifat Jashari, gjenerali Musë Jashari, përfaqësues të institucioneve qendrore, personalitete tjera dhe qytetarë nga komuna jonë dhe më gjerë.