Republika e Kosoves

Skënderaj

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e vlerëson sigurinë të qetë dhe stabile

2019/07/11 - 4:12

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar siguria e përgjithshme dhe çështje të tjera me rëndësi për komunën e tonë.

Takimin e ka kryesuar nënkryetari i Komunës, z.Nuredin Lushtaku, i cili e ka vlerësuar në nivel të kënaqshëm sigurinë e përgjithshme.

Edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, z.Basri Durmishi, ka folur rreth kësaj çështjeje, duke theksuar se siguria mbetet e qetë dhe stabile.

Temë diskutimi në takimin e sotëm të KKSB-së ka qenë edhe siguria në shkollat tona, e cila është vlerësuar e qetë dhe pa ndonjë problem.

Anëtarët e KKSB-së kanë diskutuar gjithashtu edhe për çështjen e respektimit të shenjave të komunikacionit, duke theksuar nevojën për respektim maksimal të tyre, veçmas gjatë kohës së tanishme kur bashkatdhetarët kanë filluar të vijnë për pushime verore në vendlindjen e tyre.