Republika e Kosoves

Skënderaj

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt

2024/03/22 - 10:32

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtorët komunalë.
Në takimin e sotëm janë shqyrtuar pikat si më poshtë:
– Propozim vendimi për formimin e komisionit për ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve
– Propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave përkitazi me ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve
– Propozim vendimi për formimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave
– Propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtim të ankesave përkitazi me zgjedhjen e këshillave të fshatrave
– Propozim vendimi për Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2024 – 2028
– Propozim vendim për bartje të mjeteve financiare nga kategoria e shpenzimeve rezervë në kategorinë e projekteve kapitale.
Pas pyetjeve të anëtarëve të KPF-së, dhe përgjigjeve përkatëse nga kryetari Nura dhe drejtorët, ky komitet i ka rekomanduar Kuvendit për votim të të gjitha pikave të rendit të ditës.