Republika e Kosoves

Skënderaj

Komiteti për Politikë e Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës

2023/12/22 - 9:38

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e KPF-së, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, e fundit për këtë vit, në të cilën janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
– Draft-plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2024;
– Propozim-vendimi për nismën e kryetarit të Komunës së Skenderajt, për të hyrë në bashkëpunim komunal ndërkombëtar (binjakëzim) me Komunën e Tuzit të Malit të Zi;
– Propozim-vendimi për miratim të vendimit për publikim të listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës së Skenderajt, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim personave fizik/juridik për vitin 2024
– Propozim-vendimi për miratim të vendimit paraprak për ndryshim të kufirit të Zonës Kadastrale Llaushë-Skenderaj, duke bërë bashkim të ngastrave nga ZK Llaushë në ZK Skenderaj;
– Propozim-vendimi për miratim të Planit Operativ Emergjent Lokal;
Pas pyetjeve të anëtarëve të KPF-së në pikat e mësipërme, dhe sqarimeve nga Ekzekutivi, ky komitet i ka rekomanduar Kuvendit Komunal për miratim të pikave të rendit të ditës.