Republika e Kosoves

Skënderaj

Komuna e Skenderajt është fituese e Grantit të Performancës Komunale për vitin 2022

2024/02/20 - 10:01

LAJMI I JAVËS! 💥
Komuna e Skenderajt është fituese e Grantit të Performancës Komunale për vitin 2022, në vlerën e 1,161,321.36 euro, si rezultat i qeverisjes së mirë dhe performancës së shfaqur gjatë vitit raportues.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e ndarjes së granteve, ku edhe është nënshkruar marrëveshja e grantit, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Sami Lushtaku, duke e përfaqësuar Skenderajn në mesin e 11 komunave përfituese të grantit të performancës. 👏