Republika e Kosoves

Skënderaj

Komuna e Skenderajt ka hapur thirrjen publike për 100 bursa studentore

2022/11/19 - 8:28

Komuna e Skenderajt, nëpërmjet Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka hapur thirrjen publike për bursa studentore, për të cilat mund të aplikojnë studentët e universiteteve publike në Kosovë.
Për vitin akademik 2022/2023 do të ndahen gjithsej 100 bursa, ndërsa vetëm studentët e rregullt të nivelit bachelor kanë të drejtë aplikimi për përfitim të bursës komunale.
Vlera e bursës është 500 euro për student.
Për studentët që janë në vitin e parë të studimeve do të ndahen 20 bursa, ndërsa bursat tjera do të ndahen për studentët e viteve II, III dhe IV.
Detajet gjenden tek linku: https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2022/11/Konkursi-per-Bursa-2022.pdf