Republika e Kosoves

Skënderaj

Komuna e Skenderajt kremton Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

2010/09/15 - 12:00

Skenderaj,15 shtator – Me rastin e 15 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare te Demokracisë, Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Zyrën rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, organizoi një takim të hapur me qytetarë,  përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të subjekteve politike, anëtarë të Kuvendit Komunal dhe zyrtarë komunalë.
Z. Fadil Nura, zëvendëskryetar i Komunës, përshëndeti të pranishmit duke folur për kronologjinë e kësaj feste ku nder të tjera tha se  Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007 mori vendim për shpalljen e 15 shtatorit si Ditë ndërkombëtare të demokracisë, duke u bërë thirrje të gjithë anëtarëve, organizatave qeveritare dhe joqeveritare që në të ardhmen këtë ditë ta shënojnë si ditë të luftës për realizimin e idealeve demokratike dhe se në këtë Asamble u konfirmua qëndrimi se "demokracia është vlerë universale, e bazuar mbi vullnetin e lirë të popujve që ta përcaktojnë sistemin e tyre politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve të marrin pjesë në vendim-marrje është me rëndësi vitale ".
Duke folur me tutje, ai potencoi të arriturat në fushën e demokracisë në nivel lokal por theksoi se mbetet ende për t’u punuar në mënyrë që të forcohet transparenca komunale karshi qytetareve si dhe në ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike.
Ne anën tjetër, Hyka Ymeri, zyrtare për barazi gjinore, theksoi se pjesëmarrja e gruas në vendim-marrje dhe sigurimi i barazisë gjinore janë kushte bazë për një sistem demokratik.
Kryetari i degës së HANDIKOS-it në Skenderaj tha se festimi i kësaj dite ka rëndësi të veçantë dhe përshëndeti këtë iniciative duke folur që gjatë viteve ka pasur zhvillime pozitive në këtë drejtim në komunë.
Shënimi dhe kremtimi i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë ka për qëllim për   të festuar demokracinë si dhe të shërbejë si një përkujtim se nevoja për të promovuar dhe mbrojtur demokracinë është permanente.
Pas takimit për të pranishmit u përgatit edhe një koktej rasti.
 

Skenderaj,15 shtator – Me rastin e 15 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare te Demokracisë, Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Zyrën rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, organizoi një takim të hapur me qytetarë,  përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të subjekteve politike, anëtarë të Kuvendit Komunal dhe zyrtarë komunalë.