Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, bashkë me ekipin komunal për përformancë, kanë prit sot në takim zyrtarët e DEMOS-it dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

2024/01/24 - 11:54

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, bashkë me ekipin komunal për përformancë, ku ishte e pranishme edhe kryesueja e Kuvendit, Adelina Spahiu, kanë prit sot në takim zyrtarët e DEMOS-it dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizioni për Përformancë të Komunave të Kosovës.
Në këtë takim është diskutuar për planin e projekteve kapitale të cilat financohen nga granti i përformancës.
“Si rezultat i qeverisjes së mirë me përformancë të lartë, Komuna jonë është vlerësuar ndër të parat në përformancë gjatë vitit 2022, për çka edhe jemi përfitues të grantit, mjete financiare këto që do të investohen në projekte kapitale në dobi të qytetarëve”, ka njoftuar kryetari Nura.