Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala, kanë vizituar sot familjen Shatri në Llaushë, shtëpia e të cilës është djegur e tëra.

2024/08/13 - 8:34

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala, kanë vizituar sot familjen Shatri në Llaushë, shtëpia e të cilës është djegur e tëra.
Shkaktarët nuk dihen deri tani, mirëpo për fat të mirë asnjëri nga 5 anëtarët e familjes nuk është lënduar nga kjë fatkeqësi.
Kryetari Nura ka bërë të ditur se Komuna do të mbulojë shpenzimet e qirasë për familjen, derisa asaj t’i mundësohet khtimi në një ambient të ri.