Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë mirëprit sot në takim përfaqësueset e organizatës Toka

2024/08/02 - 8:41

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë mirëprit sot në takim përfaqësueset e organizatës Toka, ku kanë diskutuar rreth aktiviteteve të përbashkëta për avancimin e cilësisë së edukimit.
Me këtë rast është nënshkruar nga kryetari Nura dhe drejtoresha e organizatës, Jehona Gjurgjeala, edhe marrëveshja e mirëkuptimit, për zbatim të aktiviteteve që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë në arsim, vullnetarizëm, aktivizim qytetar, fuqizim të rinisë, etj.