Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë prit sot një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

2024/08/05 - 9:20

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë prit sot një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga Charles Fall nga Këshilli i Asamblesë në New York, David M. Carr – Këshilli Bashkiak New York City dhe Dialor Fall.
Miqtë amerikanë janë prit në zyrën e kryetarit Nura.
Pas takimit, kryetari Nura dhe mysafirët kanë vendosur kurora me lule te busti i Madeleine Albright, dhe më pas kanë shëtitur në sheshin “Adem Jashari”.
Kjo është vizita e tyre e parë në Skenderaj, pasi ishin ftuar nga kryetari Nura gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.