Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorët komunalë, bashkë me deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak

2024/01/16 - 9:32

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorët komunalë, bashkë me deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, në 25 vjetorin e gjenocidit serb mbi shqiptarët, me ç’rast më 15 janar të vitit 1999, u vranë dhe u masakruan 45 civilë shqiptarë.
Masakra e Reçakut është ndër masakrat më ç’njerëzore që shteti i atëhershëm jugosllav kishte bërë në Kosovë, teksa po zhvillohej lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.
Lavdi të gjitha viktimave të Masakrës së Reçakut!