Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari inspekton punimet e fushës me bari sintetik, projekti përfundon brenda 10 ditëve

2018/10/20 - 12:15

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, pas inspektimit të punimeve në realizimin e kompleksit sportiv të fushës me bari sintetik, të Klubit të Futbollit “Drenica”, është shprehur të jetë i kënaqur me dinamikën e realizimit të projektit në fjalë.

Nga përfaqësuesit e kompanisë që po zhvillon punimet, kryetari Jashari është njoftuar se punimet kanë hyrë në fazën e fundit, dhe brenda 10 ditëve projekti do të jetë përfunduar.

“Komuna e Skenderajt po krijon kushte të përshtatshme me standarde të UEFA-s, për sportin e futbollit”, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari.