Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari përkrah artisten Arbnora Fejza Idrizi drejt çmimit Guinness

2021/02/06 - 10:39

Me përkrahje të Komunës së Skenderajt, në Sallën e re të sporteve fituesja e dy çmimeve Guinness, Arbnora Fejza Idrizi, sot ka nisur krijimin e Mozaikut me të madh Origami në botë, Flamurin e Republikës së Kosovës, ku me këtë punim synon të arrij një rekord të ri botëror.

Për të parë nga afër punën që po bëhet në këtë mozaik, artisten Arbnora Fejza Idrizi si dhe 25 nxënësit që po punojnë në këtë projekt, i vizitoi i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kryetari Jashari u shpreh optimist për suksesin që do të arrijë Fejza Idrizi në shënimin e rekordit të ri botëror, duke e përgëzuar për punën fantastike që ka realizuar.

“ Dua t`a përgëzoj Arbnoren për këtë projekt gjigant, i cili jo vetëm që po e bënë krenarë Komunën e Skenderajt por edhe gjithë Kosovën”, tha Jashari.

E në anën tjetër Arbnora Idrizi Fejza shprehi mirënjohje ndaj komunës e në veçanti ndaj Kryetarit Jashari, për përkrahjen e ofruar në vazhdimësi.

Jam shumë e nderuar, mund të them që Kryetari Jashari qysh në projektin e parë me ka mbështetur dhe i ka hapur dyert. Unë që dhjetë vite merrem me këtë artin origami, një art i rrallë në Kosovë dhe jam shumë e lumtur që kam gjetur përkrahje, ndoshta pa përkrahjen e Komunës së Skenderajt nuk do të kisha mundësi të arrija këtu”, tha Fejza Idrizi.

Artistja në fjalë me krijimet e saj prej letre ka thyer dy rekorde Guinness, ndërsa vlerësimi për Mozaikun me Flamurin e Kosovës do të bëhet pas 10 ditësh.