Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari pret në takim myftiun e Kosovës

2019/02/15 - 12:19

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, ka prit në takim sot kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, si dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, z.Nexhmedin Maksuti.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe relacionet në mes të Komunës sonë dhe BIK-ut.

Kryetari Jashari duke falënderuar për vizitë, ka thënë se Komuna e Skenderajt ka bashkëpunim shumë të mirë me Këshillin e Bashkësisë Islame në Skenderaj, duke siguruar myftiun Tërnava që do të jetë i hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, myftiu i Kosovës, e ka uruar kryetarin Jashari për përgjegjësitë që ka marrë si kryetar i Komunës së Skenderajt, dhe ka theksuar se liria dhe pavarësia e vendit kanë rrënjë pikërisht te Familja Jashari.

Myftiu Tërnava ka thënë gjithashtu se në rrafshin kombëtar kjo familje është ndër më të respektuarat.