Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari u njoftua nga afër me punimet që janë duke u zhvilluar në rivarrimin e Trupave të Dëshmorëve nga Polaci në Marinë

2018/06/21 - 4:42

Kryetari Jashari u njoftua nga afër me punimet që janë duke u zhvilluar në rivarrimin e Trupave të Dëshmorëve nga Polaci në Marinë

Zhvarrimi i Dëshmorëve të UÇK-së nga varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, për t’u rivarrosur në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, ka filluar dhe gjatë këtyre ditëve gjithçka është duke shkuar sipas planit.

Kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari, doli në teren për t’i parë nga afër punimet që po bëhen në procesin e zhvarrimit dhe rivarrimit të Dëshmorëve.

Kështu ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i të gjithë dëshmorëve të rënë të UÇK-së, me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.

 

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna Skenderaj