Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari z. Bekim Jashari mori pjesë në zbulimin e lapidarit të Kamer dhe Murat Loshi

2018/07/14 - 5:00

Kryetari z. Bekim Jashari mori pjesë në zbulimin e lapidarit të Kamer dhe Murat Loshi

Sot, në Skenderaj është ngritur lapidari i luftëtarëve Kamer dhe Murat Loshi në fshatin Pemishtë.

Në këtë aktivitet, morën pjesë Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin z. Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit, znj. Fatbardha Haliti dhe Drejtorë Komunal, Kryetari i Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, Deputeti i Parlamentit të Kosovës z. Bekim Haxhiu, Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, Zijadin Sela, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, dhe qytetarë të shumtë.

Zbulimi i lapidarit u bë nga Kryetari Jashari dhe Deputeti Sela

Lapidari për dy dëshmorët që u vranë nga forcat serbe, Kamer Loshi më 1924 si dhe Murat Loshi më 1974. Pas pothuajse një shekulli u ngrit sot në fshatin Pemishtë të Skenderajt.

Kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari, tha se ky lapidar ishte më së i nevojshëm.
“Jemi këtu në ceremoninë e përurimit të Lapidarit të dëshmorëve Loshi, që ranë një shekull më parë. Ky lapidar është më se i nevojshëm që t’i përkujtojmë sakrificat për lirimin e vendit tonë”.

Ceremonia e zbulimit të lapidarit u përmbyll me një program kulturo-artistik.

 

 

Fotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna Skenderaj