Republika e Kosoves

Skënderaj

Kuqica përkujton martirët e lirisë

2010/04/06 - 12:00

Të martën në fshatin Kuqicë të Skenderajt, në një tubim përkujtimor, është shënuar 11 vjetori i vrasjes së 19 banorëve të këtij fshati, me 6 prill të vitit 1999 nga forcat ushtarake e paraushtarake serbe.

Familjarët e viktimave kanë vënë lule të freskëta te lapidari në Kuqice. Perfekti i këtij fshati Ramadan Selimi theksoi para të pranishmëve se 6 prilli i vitit 1999 ishte një ditë e kobshme për fshatin Kuqicë, pasi humben më të dashurit e tyre, të cilët në asnjë mënyrë nuk pranuan t’i lëshojnë shtepitë e tyre.

“Kjo ditë njëkohësisht është edhe dita e krenarisë sepse ata u flijuan për lirinë, të cilën po e gëzojmë ne sot”, tha Selimi.

Abaz Selemi, të cilit i është vrarë babai, ka thënë se familjarët kërkojnë nga institucionet që të punojnë më shumë që kriminelët që kanë kryer këto krime të kapen dhe të vihen para drejtësisë.

“Shpirtrat tonë do të qetësohen tek atëherë kur kriminelët të vehen par drejtësi”, ka thënë Selimi