Republika e Kosoves

Skënderaj

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme

2024/01/16 - 9:30

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme, me një pikë të rendit të ditës, për të përkrahur propozimin e kryetarit të Komunës, Fadil Nura, lidhur me 15 janarin si Ditë e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Seanca e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të masakrës së Reçakut, e cila sot shënon përvjetorin e 25-të.
Më pas, kryesuesja Spahiu ka lexuar deklaratën, e cila gjithashtu është hedhur në votim për përkrahje.
Me shumicën absolute të votave nga anëtarët e pranishëm, është përkrahur propozimi i kryetarit Nura.