Republika e Kosoves

Skënderaj

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt

2024/08/02 - 8:43

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, e cila është udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu dhe në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe të tjerë.
Në seancën e sotme janë miratuar këto pika të rendit të ditës:
– Shqyrtimi i raportit financiar janar – qershor 2024
– Shqyrtimi i raportit të auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, si dhe plani i veprimit për zbatim të rekomandimeve
– Propozim-vendim për bartje të mjeteve financiare nga kategoria e të hyrave vetanake nga viti paraprak
– Informatë për aktivitetet e Drejtorisë së Arsimit, për periudhën janar-qershor 2024
– Informatë për aktivitetet e Drejtorisë së Inspektoratit
– Raport pune i Ndërmarrjes “Eko Natyra”
– Kërkesë për rishqyrtimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës së Skenderajt
Pas pyetjeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit dhe përgjigjeve nga kryetari Nura dhe drejtorët, Kuvendi Komunal i ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.