Republika e Kosoves

Skënderaj

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e radhës

2024/02/01 - 11:04

Është mbajtur sot seanca e rregullt e Kuvendit Komunal, e cila është udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorët komunal, anëtarët e Kuvendit, si dhe monitorues të punimeve të seancave.
Në seancën e sotme janë diskutuar dhe miratuar këto pika të rendit të ditës:
– Raporti i shpenzimit të buxhetit për vitin 2023;
– Raporti i Përformancës së Komunës së Skenderajt për vitin 2022;
– Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik,
– Propozim-vendim për ndarjen e 200 eurove për të porsalindurit në komunën e Skenderajt.
Tek pika e fundit, vlen të theksohet se më parë shuma si përkrahje financiare për të porsalindurit ka qenë 100 euro, kurse tani kjo mbështetje po rritet në 200.