Republika e Kosoves

Skënderaj

Mbahet mbledhja e Komitetit për Komunitete

2011/03/17 - 12:00

e kanë vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në dy fshatrat me popullatë të përzier, në Bajë dhe Syriganë. Millutin Kovaqeviç, kryesues i këtij komiteti, ka thënë se gjendja e sigurisë në këto dy fshatra është e qetë, stabile dhe pa ndonjë problem ndëretnik që do të tërhiqte vëmendjen e opinionit publik. Edhe Nedelko Kovaqeviç, shef i Zyrës Lokale të Komuniteteve, e ka vlerësuar të mirë gjendjen e sigurisë, si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve serb në gjithë territorin e komunës së Skenderajt. Ai ka folur edhe për përgatitjet që po bëhen në kuadër të procesit të regjistrimit, i cili fillon me 1 prill dhe zgjat deri me 15 prill, duke vlerësuar se gjithçka po shkon mbarë. Situatën e qetë në gjithë komunën, në veçanti në Syriganë dhe Bajë, e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i  Stacionit Policor në Skenderaj. Ndërkaq, sa i përket projektit për kthimin e të zhvendosurve në pronat e veta, në kuadër të të cilit parashihet ndërtimi i disa shtëpive, si për serbë ashtu edhe për shqiptarë, zyrtari komunal për Kthim, Fatmir Balaj, ka thënë se tani për tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim, deri në konsolidimin e plotë të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete.

Skenderaj, 17 mars – Anëtarët e Komitetit për Komunitete të Komunës së Skenderajt, në mbledhjen e radhës, e cila është mbajtur në Zyrën Lokale të Komuniteteve në fshatin Bajë…