Republika e Kosoves

Skënderaj

Mekanizmi kundër dhunës në familje në komunën e Skenderajt ka mbajtur takimin e parë

2022/10/20 - 8:19

I themeluar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, mekanizmi kundër dhunës në familje, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve dhe organeve lokale, të shoqërisë civile, Policisë së Kosovës, Qendrës për Punë Sociale, Gjykatës, etj, ka mbajtur takimin e parë, ku është diskutuar për dukurinë e dhunës në familje dhe adresimin e rasteve tek organet kompetente.
I pranishëm në këtë takim, kreu i Skenderajt, Fadil Nura, duke theksuar mbështetjen institucionale për këtë mekanizëm, në aktivitetet e tij, ka thënë se dukuria e dhunës në familje, për fat të keq, është e pranishme në shoqërinë tonë, ndërsa ka potencuar nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të organeve kompetente në zgjidhjen e rasteve të dukurisë së dhunës në familje.
Kryetari Nura i ka ofruar përkrahje të plotë këtij mekanizmi.
Vlen të theksohet hartimi i strategjisë komunale kundër dhunës në familje, i cili pritet të miratohet në një nga seancat e Kuvendit Komunal.