Republika e Kosoves

Skënderaj

Në fshatin Klinë e Epërme kanë nisur të realizohen sot dy projekte të rëndësishme për banorët e kësaj ane.

2024/08/06 - 8:34

Njëri ka të bëjë me infrastrukturën rrugore, përkatësisht me rregullimin e rrugës që lidh lagjet e fshatit, të paqasshme deri më tani, kurse projekti tjetër ka të bëjë me trajtimin e sistemit të kanalizimit, i cili ishte dëmtuar vitin e kaluar gjatë vërshimeve të janarit.
Punimet e projekteve janë përcjellë nga afër nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori i Urbanizmit Driton Mulaj dhe banorët e Klinës së Epërme.
Edhe ky fshat ka marrë vëmendjen e Qeverisjes lokale sa i përket realizimit të projekteve, sikur fshatrat tjera të komunës.